Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kërkon përmbyllje sa më të shpejtë të konstituimit të Kuvendit dhe votim të qeverisë. Nisur nga ngërçi i ri i krijuar me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga Lista Serbe, Osmani shprehet se është në të mirë të vendit të përmbyllet procesi sa më parë.