Mbledhja me sloganin “Të përbashkuar në Gjakovë” i gjeti të ndarë qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës. 13 marrëveshje dypalëshe ngelën të pafirmosura në tryezë, pas deklaratës për shtyp të Ramës për anulimin e takimit të nëntë ndërqeveritar. Bashkëpunimi në drejtim të sigurisë mes dy ministrave të brendshëm si dhe bashkimi doganor mes ministrave përkatës së financave mbetën të pakonkretizuar.