“Dua te apeloj mazhorancën që t’i rikthehet procesit normale të parlamentit. Nëse ke vendosur të bllokosh opozitën do duhet të marrësh pas dhe pasojën, të pengohet funksionimi normal i parlamentit. Sa kohë që opozita nuk ushtron te drejtat e veta s’do lejohet as mazhoranca.’ Ky ishte paralajmërimi I drejtëpërdrejtë nga kreu I grupit të Partisë Demokratikete Gazment Bardhi, pas mbledhjes së përbashkët të deputetëve demokratë, por pa përkrahësit e Lulzim Bashës. Sipas Bardhit, situata e krijuar në parlament është e papranueshme. Në të njëjtën linjë qëndroi edhe ish-kryeministri Sali Berisha I cili tha se Parlamenti nuk ka pluralizëm.