Protesta e 8 janarit është një nga më të përfolurat, edhe për faktin se ishte hera e parë në historinë e pluralizmit politik, që zhvillohej një protestë e tillë në ambientet e një selie partie nga anëtarët e po këtij subjekti. Në të tillë situatë, shumëkush nga të dyja palët, tentonin të mos dilnin në pah, për shkak të ndjeshmërisë që kishte situata, e cila prekte militantët e tyre.