Tendenca e shqiparëve për të aplikuar për azil në vendet e Bashkimit Europian, përfshirë edhe Britainë e Madhe, ka qenë e lartë, të paktën referuar shifrave të 6 mujorit të parë të këtij viti. Agjencia europiane e emigracionit publikoi të dhënat, të cilat treguan se 4779 shqiptarë kërkuan azil në vendet e BE, një shifër kjo mjaft e lartë krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit. Nga janari deri në qershor, aplikimet për azil në BE, pësuan një rritje me 28 përqind krahsuar me gjysmën e parë të vitit 2022. Përkatësisht në këtë periudhë, 519 mijë shtetas kërkuan azil në vendet e Bashkimit Evropian.