Qindra burra ukrainas morën pjesë në një stërvitje ushtarake në Anglinë veriore të enjten. Ata janë në mesin e më shumë 10 mijë ukrainasve të dërguar në Britani gjatë vitit të kaluar për t’u përgatitur për luftën kundër Rusisë. Nën kujdesin e forcave nga Britania, Suedia, Danimarka, Holanda dhe Norvegjia, ukrainasit do të mësojnë për pesë javë për ligjet e konfliktit të armatosur, luftën urbane dhe atë në llogore, armatimin dhe mjekësinë e fushëbetejës. Qeveria e Britanisë tha të enjten se synon të dyfishojë numrin e rekrutëve që do të stërviten në disa rajone të vendit në vitin 2023, në 20 mijë.