Top News – Të paktën 20 viktima civile / Izraeli nuk ndalet, sulme të reja në Gaza
22/12/2024 16:11

Të paktën 20 persona, përfshirë pesë fëmijë, janë vrarë si pasojë e sulmeve izraelite gjatë të shtunës në mbrëmje dhe të dielës në mëngjes, thanë zyrtarët shëndetësorë palestinezë. Ndërkohë, autoritetet izraelite lejuan kardinalin Pierbattista Pizzaballa, i cili është udhëheqësi i Kishës Katolike në Tokën e Shenjtë, të hyjë në Gazë për të marrë pjesë në një meshë para Krishtlindjes me anëtarët e komunitetit të vogël të krishterë në enklavë. Një sulm ndaj një shkolle që strehonte njerëz të zhvendosur në qytetin Gaza la të vdekur të paktën tetë njerëz, përfshirë tre fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës. Mbrojtja Civile, e lidhur me qeverinë e drejtuar nga Hamasi, tha më herët se katër fëmijë ishin në mesin e të vrarëve. Ushtria izraelite deklaroi se kreu një sulm preciz ndaj militantëve të Hamasit që strehoheshin aty. Një sulm ndaj një shtëpie në qytetin qendror Deir al-Balah të shtunën vonë la të vdekur të paktën tetë njerëz, përfshirë tri gra dhe dy fëmijë, sipas Spitalit të Martirëve Al-Aqsa, i cili pranoi trupat e tyre. Një burrë dhe gruaja e tij u vranë në një sulm në qytetin jugor Han Junis të dielën pak pas mesnatës, sipas Spitalit Nasser aty pranë. Një sulm ndaj një makine në qytetin Gaza vrau dy persona, sipas Ministrisë së Shëndetësisë. Nuk pati një koment të menjëhershëm nga ushtria për këto sulme. Izraeli po vazhdon të kryejë sulme të përditshme në Gazë edhe më shumë se 14 muaj pas fillimit të luftës me Hamasin. Izraeli thotë se synon vetëm militantët, duke i akuzuar fshihen mes civilëve, por bombardimet shpesh vrasin gra dhe fëmijë.

Top News- SHBA gati për sulm tokësor/ Dalin shifrat: 140 ushtarë u plagosën nga Irani
10/03 23:15
Top Channel/ Renditja e Forbes, Musk, më i pasuri në planet. Trump ngjitet me 55 pozicione
10/03 22:36
Top News- Irani mbush me mina Ngushticën e Hormuzit, marina amerikane i shkatërron anijet
10/03 22:31
Top Channel/ Irani i përgjigjet kërcënimit të Trump: Ne do të vazhdojmë të qëllojmë me raketa për…
10/03 20:36
Top Channel/ Erdogan paralajmëron sërish Iranin: Shkeljet e hapësirës ajrore turke nuk…
10/03 19:39
Top Channel/ Europa, “roje” për naftën në Hormuz! Zbulohet plani Angli-Gjermani-Itali
10/03 19:36
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, EasyJet “ngrin” rifillimin e fluturimeve për në…
10/03 19:02
Top Channel/ Sot dita e ndëshkimit! SHBA paralajmëron sulmet më të ashpra ndaj Iranit
10/03 15:07
Top News – Putini, fituesi i madh i luftës me Iranin / Më shumë para në arkat e Moskës
10/03 15:07
Top News – Irani i thotë Trumpit: Ruaj kokën tënde! I përgjigjet kërcënimeve ‘boshe’ të presidentit
10/03 14:54
Top Channel/ Trump telefonatë me Putinin, diskutuan për luftërat në Ukrainë dhe Iran
10/03 14:53
Top Channel/ Trump: Lufta mund të mbarojë shpejt! Netanyahu: Po ja thyejmë kockat Iranit
10/03 14:52
Top News – Iranit po i mbarohen raketat / ‘Vetëm disa ditë larg…por ka ende një kartë në dorë’
10/03 14:43
Top News – Shoigu, grusht shteti kundër Putinit / Interneti mbyllet në të gjithë Rusinë, ç’po ndodh?
10/03 14:34
Top Channel/ Libani kërkon armëpushim: Gati të çarmatosim Hezbollahun nëse ushtria…
10/03 12:14
Top Channel/ Alarm nga raketat e Iranit, 2 incidente në jug të Turqisë. Erdogan paralajmëron Iranin
10/03 12:13
Top Channel/ 11 ditë luftë në Lindjen e Mesme/ Përfshihen Emiratet Arabe, Irani bllokon naftën
10/03 12:13
Top Channel/ Trump deklaroi se fundi i luftës është afër. Bursa zbriti nga 120 në 84 dollarë
10/03 12:12
Top News – E shpartallon Iranin pa asnjë ushtar / Ishulli i vogël në shënjestrën e Trumpit
10/03 12:06
Top News – Marina franceze në shpëtim…! Macron premton të mbrojë Ngushticën e Hormuzit
10/03 12:05
DIGITALB DIGITALB