Bashkia e Nju Jorkut mbajti pasditen e së hënës në Dhomat e Këshillit një aktivitet dedikuar 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Mark Gjonaj, ish-anëtar i Këshilli i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara, partnerëve të saj dhe komunitetit ndërkombëtar që të ndërpresin menjëherë të gjitha veprimet e Serbisë që minojnë Kosovën dhe Ballkanin. Kongresmenia Alexandra Ocasio-Cortez, përmes rezolutës 36, bashkë-hartuese e saj, ka bërë thirrje për t’i dhënë fund mosndëshkimit të krimeve seksuale të pandëshkuara të serbëve gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë. Rezoluta ka marrë si shembull rastin e një shtetase të Shteteve të Bashkuara dhe të mbijetuarve të tjerë të dhunës seksuale dhe me bazë gjinore