Demokratët kërkojnë ndryshimin e ligjit për Investimet Strategjike, ligj të cilit I janë shtyrë disa herë afatet. Deputetja demokrate Jorida Tabaku, në projektligjin e propozuar prej saj kërkoi këtë të mërkurë në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese që të përfundojë ky ligj. Sipas Tabakut, nga investimet strategjike kanë përfituar një grup I vogël njerëzish dhe një oligark rus.