Brenda pak orëve nga betimi i Pirro Vëngut si ministër i mbrojtjes, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kërkoi sqarim publik prej tij nëse e ka kryer apo jo detyrimin ushtarak si shtetas grek. Meta shtoi se përgjegjësitë e larta të ministrit të mbrojtjes, ku përfshihet edhe marrëveshja e detit, kërkojnë që të mbrohen makimalisht interesat shqiptare nga drejtuesi i këtij dikasteri.