Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në platformën FaceBook, ka njoftuar se 51,357 pensionistë në të gjithë vendin kanë tërhequr bonusin e fundvitit. Rama shkruan se në ditët në vijim i gjithë fondi prej 100 milionë Eurosh do t’u shpërndahet 724,933 pensionistëve. “si në asnjë vit më parë, pensionistët vitin e ardhshëm do të marrin dy bonuse, në pranverë dhe dimër”, përfundon postimin Rama.