65-vjeçari, i cili u gjet pa jetë në afërsi të lumit Mat mbrëmjen e së premtes dyshohet se ka vdekur si pasojë e përplasjes nga një automjet, që më pas është larguar. Ekspertiza mjeko-ligjore, që u krye në Tiranë përcaktoi se plagët në trupin e viktimës me inicialet Gj.T., që ka qenë duke kullotur bagëtitë, nuk janë shkaktuar as nga një armë zjarri, as thike dhe as goditje me sende të forta.