Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar absurde kërkesat dhe protestat e Greqisë për lirimin e Fredi Belerit. Rama thotë se nuk mban mend ndonjë rast tjetër ku të zgjedhur të një shteti demokratik organizojnë protesta në një shtet tjetër demokratik kundër vendimeve të gjykatave. Sipas Ramës, përkatësia etnike e Fredi Belerit nuk i jep atij imunitet për të dalë mbi çdo normë juridike, standard ligjor dhe logjikë demokratike.