Dhjetëra demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve, i kanë kërkuar presidentit amerikan, Joe Biden që ta mbyllë menjëherë burgun ushtarak të Guantanamos në Kubë. Disa javë para shënimit të 20-vjetorit të sulmeve të 11 shtatorit, që kanë ndikuar në hapjen e burgut, 75 ligjvënës amerikanë i kanë dërguar një letër presidentit, duke thënë se burgu vazhdon të jetë njollë për imazhin e SHBA-së, dhe i cili dëmton përpjekjet për të rritur zërin për të drejta të njeriut dhe sundim të ligjit.