Prokuroria e Posaçme ka thirrur për të marrë në pyetje Monika Kryemadhin, të ëmën e saj, Fatime Kryemadhi dhe Ema Çokun në kuadër të hetimeve që ka nisur për korrupsion dhe fshehje pasurie ndaj tyre, si dhe ndaj Ilir Metës. Të martën, Prokuroria e Posaçme ka thirrur për të marrë në pyetje Ilir Metën. Kreu i Partisë së Lirisë ndodhet në paraburgim prej tre muajsh në kuadër të hetimeve për korrupsion e fshehje pasurie për dosjen CEZ-DIA dhe lobimi në SHBA.