Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Rusisë që ta lirojë menjëherë politikanin opozitar, Aleksei Navalny, i cili është dërguar së fundi në çeli. “Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara nga ndërhyrja që po bën Qeveria ruse në të drejtat e Aleksei Navalnyt”, ka thënë zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price. Navalny ka thënë përmes disa postimeve në Tëitter, më 8 shtator, se autoritetet e burgut e kanë akuzuar se është përfshirë në aktivitete kriminale jashtë burgut, dhe për pasojë i kanë hequr të drejtën e takimeve me avokatin.