Shqipëria është klasifikuar sërish si një vend pjesërisht i lirë në raportin e fundit të Freedom House për vitin 2026. Megjithatë, vendi ynë ka shënuar një përmirësim të lehtë krahasuar me vitin e kaluar, duke u vlerësuar me 69 pikë nga 100 dhe duket lënë pas vendet e tjera të rajonit. Megjithatë, raporti vë theksin edhe tek sfidat me të cilat vendi përballet, duke vënë në dukje korrupsionin dhe polarizimin e partive politike, për të cilat thotë se shpesh organizohet rreth figurave kryesore.