Deputetët britanikë kanë mbështetur planin që të lindurit pas vitit 2009 nuk mund të blejnë më cigare. Projektligji, i mbështetur nga kryeministri Sunak u mbijetoi kundërshtive opozitare nga disa prej figurave kyçe të vendit, duke kaluar me 383 vota pro dhe 67 kundër. Ministrja e Shëndetësisë, Victoria Atkins, ka thënë se ligji do të krijojë një gjeneratë jo të varur nga duhanpirja, madje të çliruar prej saj. Duke folur në Dhomën e Komunave, zonja Atkins tha se plani do të krijonte një ‘brez pa tym’.