Italianët kanë sfiduar sërish, si cdo 1 janar tjetër, ujërat e akullt të lumit Tiber, në Romë. Në ritualin që shënon edhe ardhjen e vitit të ri, të rinj romanë, por edhe të moshuar, hidhen nga ura Cavour mbi Tiber. Ngjarja konsiderohet si një nga traditat e vitit të ri në Romë dhe përsëritet në qytetin italian prej dekadash. Katër italianë u hodhën në lumë nga një lartësi prej rreth 15 metrash.