Kur trajneri Sylvinho publikoi listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet me Serbinë dhe Jordaninë, ra në sy emri i qendërmbrojtësit të Shkëndijës, Klisman Cake, për të cilin ky është grumbullimi i tij i parë me skuadrën kuqezi. Futbollisti nuk i ka fshehur emocionet dhe mirënjohjen për pritjen që i bënë në skuadër. Grupi është shumë mirë. E kam gjetur shumë të bashkuar, si në rrallë vende është. Dua t’i falenderoj për mikpritjen.