Të trukuar dhe qesharak. Kështu e cilëson ish-kryeministri Sali Berisha vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për dënimin me 3.4 vite burg të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili u shpall fajtor për veprën penale shpërdorim detyre. Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, Berisha shkruan se në një vend normal, dënimi për ish-ministrit Tahiri nuk mund të ishte kurrë nën 42 vite burg. Sipas tij, ky vendim shënon triumfin e plotë të narkodrejtësisë dhe se pusetës së narkoshtetit ju vu kapak.