Numri i llogarive të jorezidentëve në sektorin bankar shqiptar arriti në pothuajse 45 mijë në fund të vitit të kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vitin e kaluar numri i llogarive të jorezidentëve shënoi një rritje të ndjeshme, rritje kjo dukshëm më e lartë në raport me llogaritë e rezidentëve.