Emigrimi i forcës punëtore kryesor në vend, ka bërë që prej disa vitesh sipërmarrjet dhe bizneset në Shqipëri të ‘shënjestrojnë’ shtetasit e huaj për t’i punësuar. Megjithë përpjekjet e biznesve për të rekrutuar të huajt, duket se kjo tentativë ka qenë pa shumë sukses. Në shumë raste rezulton se punonjësit e huaj në shumë raste largohen edhe pse u ofrohen një pagë nga 600 deri në 800 euro në muaj, akomodim dhe ushqim.