Top News – Të huajt nuk pranohen më në Harvard / Qeveria amerikane merr vendimin radikal: Hakmarrje!
23/05/2025 12:07

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, thotë se studentët e huaj në Universitetin elitar të Harvardit, së shpejti, do t'i përkasin së shkuarës. Sekretarja e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Kristi Noem, e justifikoi heqjen e lejes për të pranuar studentë të huaj nga universiteti prestigjoz, duke përmendur, ndër të tjera, "refuzimin" e Harvardit për të krijuar një mjedis të sigurt për studentët hebrenj dhe politikat e universitetit për mundësi të barabarta. Universiteti u lejoi "agjitatorëve antiamerikanë dhe pro-terroristë" që të sulmonin studentët hebrenj në kampus. Pa dhënë asnjë provë, Departamenti i Sigurisë Kombëtare akuzoi gjithashtu Harvardin për bashkëpunim me Partinë Komuniste Kineze. Thuhet, se ky hap u ndërmor pasi universiteti refuzoi të jepte informacion në lidhje me disa studentë të huaj. Në një letër drejtuar Harvardit, Noem deklaroi se sanksioni ishte "rezultati fatkeq i dështimit të Harvardit për të përmbushur kërkesat e thjeshta të raportimit". Sekretarja e Sigurisë Kombëtare tha se Harvadi mund ta rifitonte autorizimin për të pranuar studentë ndërkombëtarë nëse do të paraqiste një mori dokumentesh mbi studentët e huaj brenda 72 orëve. Gati 6,800 studentë të huaj janë të regjistruar në Harvard, më shumë se një e katërta e trupës studentore. Studentët që janë regjistruar tashmë duhet të ndryshojnë universitet ose të humbasin statusin e qëndrimit, deklaroi universiteti. "Veprimet e qeverisë janë të paligjshme, dhe ne jemi plotësisht të përkushtuar për të ruajtur aftësinë e Harvardit për të mirëpritur studentë dhe studiues ndërkombëtarë, të cilët vijnë nga më shumë se 140 vende dhe e pasurojnë Universitetin, dhe Amerikën, pa masë", thuhet në deklaratë. Universiteti e quajti këtë veprim një "masë hakmarrëse" që kërcënon të shkaktojë dëme serioze për universitetin dhe minon misionin akademik dhe kërkimor të Harvardit.

Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04