Numri i të huajve që jetojnë dhe punojnë në vendin tonë pësoi një rritje të fortë përgjatë vitit të kaluar, duke arritur në 27 mijë e 500 persona, ose rreth 22 për qind më shumë se sa viti 2024. Të dhënat nga Regjistri për të Huajt, siguruar nga Monitor tregojnë se rreth 20 mijë prej tyre janë pajisur me leje qëndrimi për arsye punësimi, ndërsa 15 për qind janë për bashkim familjar.