Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, finalizoi operacionin e koduar ‘Netëork’, duke goditur 3 raste prostitucioni në Tiranë. Policia ka vënë në pranga tre shtetase kolumbiane, të cilat ushtronin prostitucion në një apartament që e kishin marrë me qira, në rrugën “Ibrahim Rugova”. Në pranga ka rënë edhe një shtetas spanjoll 26 vjeçar, I cili I shfrytëzonte këto shtetase, për këtë veprimtari kriminale. Policia njofton se janë referuar materialet për procedim penal në Prokurori, për dy shtetase që ushtronin prostitucion, në dy apartamente që i kishin marrë me qira, njëri në rrugën “Hoxha Tahsim”, tjetri në rrugën “Myslym Shyri”.