I dërguari i posaçëm i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak thotë se ai është kundër masave ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës dhe se personalisht mbështet heqjen e tyre. Komentin e bëri në Malin e Zi, ku ndodhej për një vizitë në kuadër të përpjekjeve diplomatike të BE-së për formimin e qeverisë së re pro europiane në Budva.