Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar lidhur me sulmin mbi policinë e Kosovës, ku për pasojë 1 efektiv ndërroi jetë dhe një tjetër u plagos, në Zveçan dhe deklaratën e Ramës në rrjetet sociale mbi këtë ngjarje. Në deklaratën e shpërndarë nga kreu I grupit Gazment Bardhi, kërkohet nga institucionet shqiptare që të hiqet dorë nga deklaratat neutrale, por të mbahet qëndrim hapur në krah të Kosovës.