Të hënën mbahet në Durrës samiti i i Brdo-Brijunit, ku Presidenti Bajram Begaj, do të mikpresë në Shqipëri udhëheqësit e vendeve anëtare gjate ceremonise te mireseardhjes. Në fokus pritet të jenë çështjet që prekin rajonin, si dhe proceset integruese të Ballkanit Perëndimor. Temat e diskutimeve lidhen me bashkëpunimin rajonal, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, integrimin evropian, Planin e Rritjes së BE-së, rininë dhe hartimin e politikave për mbajtjen e fuqisë së kualifikuar punëtore, sidomos të rinisë.