Komisioneri evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, prezantoi rezultatet e progres-raportit të KE për zgjerimin. Që në fillim të fjalës së tij Varhelyi tha se shtyrja e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka krijuar pasoja negative. Ai tha se Shqipëria ka rezultate te prekshme në reforma si dhe në luftën kundër krimit, por komisioneri nuk ka asnjë datë konkrete për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.