Varianti final i komisionit për reformën zgjedhore fton të gjitha partitë parlamentare të ulen në tryezën e diskutimeve, por jo të gjithë do e kenë të drejtën e votës. Komisioni do të ngrihet mbi bazën e barazisë pozitë-opozitë. Në total do të ketë 16 anëtarë, shtatë nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe shtatë nga grupi i Partisë Demokratike. Ndërkohë nga një karrige është rezervuar për Partinë Social-Demokrate të Tom Doshit dhe Partinë Mundësia të Agron Shehajt.