Të nxehtit të kësaj të diele, banorët e tiranës kanë zgjedhur t’i largohen, duke iu drejtuar masivisht bregdetit të durrësit, për të shijuar atje plazhin. Si pasojë, që në orët e para të ditës, autostrada Tiranë-Durrës u kthye në një makth të vërtetë. Radhë të gjata trafiku u krijuan atje dhe pamjet tregonin mjetet e ndalura në vend, pa lëvizur shumë përpara.