Top News – Të gjithë ‘gjuajnë’ Melonin / Trump: Je shumë e bukur, Erdogan: Lëre duhanin
14/10/2025 12:53

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka qenë në qendër të vëmendjes në takimin për Gazën në Egjipt të hënën, pa mundur t’i shpëtojë as syrit të presidentit amerikan, Donald Trump. Ky i fundit, bëri një kompliment të rrallë për Melonin, udhëheqësen e vetme femër në skenë në samit, duke thënë: Është shumë e bukur. 79 vjecari i martuar tre herë, pranoi se rrezikonte të akuzohej për seksizëm me komentet për udhëheqësen e ekstremit të djathtë në Itali, e cila qëndronte pas tij në podium. "Nuk më lejohet ta them sepse zakonisht është fundi i karrierës politike nëse e thua por ajo është një grua e re dhe e bukur", tha Trump në mes të një fjalimi rreth përpjekjeve të tij për paqe në Lindjen e Mesme. "Nëse e përdorni fjalën 'e bukur' në Shtetet e Bashkuara për një grua, ky është fundi i karrierës politike, por unë do të rrezikoj". Dhe duke iu kthyer 48-vjeçares, Trump tha: "Nuk të shqetëson të të quajnë të bukur, apo jo? Sepse ashtu je". Reagimi i menjëhershëm i Melonit nuk u pa qartë, pasi Trump bllokonte fushën e kamerave. Meloni ishte e vetmja grua mes rreth 30 udhëheqësve të mbledhur në skenë pas Trumpit. Por, nuk mbaroi me trumpin. Edhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, duket se e vendosi atë në shënjestër. Në margjinat e samitit, Erdogan i premtoi Melonit se ishte i gatshëm ta ndihmonte që të linte duhanin. "Dukesh shumë mirë. Por duhet të të bëj të lësh duhanin", i tha Erdogan Melonit. Por Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili ishte pranë tyre, nxitoi t'i shuante shpresat Erdoganit. "Është e pamundur!" tha ai duke qeshur. "E di, e di", u përgjigj Meloni, duke dhënë edhe një paralajmërim se lënia e duhanit mund ta bënte nervoze. "Nuk dua të vras dikë", tha ajo. E nëse këtyre episodeve do t’i shtonim edhe uljen në gjunjë para saj të kryeministrit shqiptar Edi Rama, sa herë që e takon, qartësisht Meloni rezulton më e lajkatuara mes pak homologeve të saj...

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58