Lista e të Penduarve të Drejtësisë duket se po shtohet, teksa një tjetër anëtar I grupit të Nuredin Dumanit ka zgjedhur të bashkëpunojë për zbardhjen e ngjarjeve kriminale ku ka marrë pjesë apo ka dijeni. Burime bëjnë me dije se Skerdi Tase ka shprehur vullnetin për tu bërë bashkëpunëtor me qëllim zbardhjen e ngjarjeve ku ai vetë ka qenë pjesë.