Kohët e fundit shumica e të rinjve po zgjedhin Gjermaninë për t`u shkolluar apo për të punuar, ndaj për këtë ata nisin një kurs special të veçuar nga shkolla. Sipas të dhënave në kryeqytet numërohen mbi 150 qendra kursesh për gjuhë të huaja dhe vendin e parë si gjuha më e kërkuar për t`u mësuar e mban gjermanishtja.