Ambasada Amerikane ka dënuar incidentin e ndodhur në protestën e thirrur nga Partia Demoktarike, ku u godit lideri i saj, Sali Berisha. Në reagimin e Ambasadës për Top Channel, Sali Berisha nuk përmendet në emër, por cilësohet si ‘deputet i Kuvendit të Shqipërisë’.