Korrespodenti i të përditshmes gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martens, ka zbuluar detaje nga raporti i një diplomati gjerman lidhur me ish-presidentin Ibrahim Rugova, për të cilin deklaronte se nuk ka pasur asnjë kundërshtim thelbësor për ndarjen e veriut të Kosovës. Këto detaje Martens i ka publikuar në llogarinë e tij në Tëitter, të cilave ua ka bashkëngjitur edhe disa dokumente ku flitej kryesisht për shpërbërjen e Jugosllavisë.