Kryeministri italian, Mario Draghi, ka shprehur zemërimin e tij me presidentin rus Vladimir Putin, duke thënë se ai ka filluar të besojë se është thjeshtë humbje kohe angazhimi në biseda me homologun e tij në Moskë për pushtimin e Ukrainës. “Unë kam filluar të mendoj se kanë të drejtë ata që thonë: nuk ia vlen të flasësh me të, është vetëm humbje kohe!, tha Draghi.