Gjykata e Vlorës ka lënë në burg dy nga tre të arrestuarit e tre ditëve më parë. Konkretisht është caktuar masa e sigurisë ‘arrest me burg’, për Ariel Kingjin dhe Kristi Drollin, ndërsa është vendosur masa ‘detyrim paraqitje’ për shtetasin Shpati Lena. Seanca është drejtuar nga gjyqtare Arbana Selmanaj dhe prokuror Hyrjet Lamaj.