Shqipëria pësoi rënie përgjatë vitit 2023 sa i takon fuqisë blerëse. Të dhënat e përditësuara nga Eurostat tregojnë se konsumi vetjak ra nga 42 për qind në gjysmën e parë të 2023 në 41 për qind në fund të vitit. Agjencia publikoi më 17 dhjetor të dhënat për treguesit e të ardhurave për frymë dhe konsumin vetjak për vitin 2023.