Top News – Të dëshpëruar dhe të pashpresë / Turqit ‘sulmojnë’ Gjermaninë, lënë pas afganët
15/08/2023 11:52

Gjithnjë e më shumë njerëz po largohen nga Turqia për të kërkuar një jetë më të mirë dhe më të sigurt në Gjermani. Dhe ka disa arsye për këtë. Sipas të dhënave, më shumë se 23 mijë shtetas turq aplikuan për azil në Gjermani deri në fund të korrikut të vitit 2023. Sipas Zyrës Federale për Migrim dhe Refugjatë (BAMF), kjo është një rritje prej 203 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në Indeksin e Vendit të Origjinës 2023, Turqia renditet e treta pas Afganistanit dhe Sirisë. Nëse shikojmë vetëm korrikun, Turqia renditet madje e dyta pas Sirisë, me 3.791 aplikime. E ky nuk është një zhvillim befasues për ekspertët turq. Shumëkush e kishte parashikuar këtë mundësi pas rizgjedhjes së presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në këtë post. "Të paktën gjysma e atyre që nuk votuan për Erdoganin janë të zhgënjyer," thotë Dündar Kelloglu, një avokat dhe anëtar bordi i Këshillit të Refugjatëve të Saksonisë së Ulët. Kjo gjysmë kishte shpresuar një ndryshim të qeverisë dhe përmirësimin e situatës politike dhe ekonomike. Kelloglu vëren se një depresion i thellë po përhapet aktualisht në mesin e opozitës në vend. "Nuk ka pasur asnjë atmosferë kaq pesimiste pas grushtit të shtetit ushtarak të vitit 1980”, thotë ai për DË. Sipas tij, situata politike është ende shumë e tensionuar. Persekutimi i disidentëve vazhdon pa pushim.

Top News- Sulm nga persona të armatosur/ Nigeri, vriten rreth 50 persona dhe rrëmbehen gra e fëmijë
20/02 22:38
Top News- Milano, 9 orë i bllokuar në kasafortë / Hyri për të grabitur bankën, ‘lirohet’ nga policia
20/02 15:45
Top News-Truprojat e Aliyevit rrahin protestuesit/Ishte në Uashington për takimin e Bordit të Paqes
20/02 15:30
Top Channel/ Kufizime për të hyrë në Al Aksa, Izraeli lejon vetëm 10 mijë persona
20/02 15:03
Top News – Fushatë disajavore në Iran / Plani i luftës i Donald Trump, të gjitha detajet
20/02 14:35
Top News – Avionët luftarakë rusë drejt Alaskës / Tensione në qiell, komanda amerikane në alarm
20/02 14:24
Top News – Kupolë për mbrojtjen nga dronët / Pesë fuqitë ushtarake të Evropës bashkojnë forcat
20/02 14:23
Top News – Teherani po përgatitet për luftë! Fsheh materialet bërthamore, riparon bazat e raketave
20/02 14:20
Top News – Familja mbretërore në krizë të thellë / Policia bën kontrolle, hetimi për Andrew vazhdon
20/02 14:13
Top News – Lagarde drejt dorëheqjes. ‘Nderi’ i Presidentes së BQE për Macron para zgjedhjeve
20/02 13:45
Top News – Kina mbush BE me kartmonedha false. Europol sekuestron mbi 1.2 mld euro
20/02 12:54
Top Channel/ Sulmi ndaj Iranit, Britania refuzon t`i hapë bazat e saj ushtarake SHBA-së!
20/02 12:28
Top News – Macron përplaset me Melonin: ‘Mbaj vendin tënd, mos ndërhy në punët e Francës’
20/02 12:22
Top Channel/ Trump urdhëron hapjen e dosjeve për UFO-t: Obama nxorri të dhëna konfidenciale!
20/02 12:15
Top News – Britania nuk i jep SHBA-së bazat ajrore / Tërbohet Trump, i duhen për të goditur Iranin
20/02 12:03
Top News – Majmuni i braktisur që u bë viral / Luante me lodrën prej pelushi, gjen familje të re
20/02 12:03
Top News -‘Erë lufte’ mes Kinës dhe Japonisë / Kryeministrja: Do të ndryshojë Status Quo-në me forcë
20/02 11:58
Top News – Sulmon Iranin brenda orësh…Trump në takim urgjent krize, gati për luftë
20/02 11:55
Top News – Kim Jong un hap kongresin e rrallë / Zotohet të rrisë standartet e jetesës dhe ekonominë
20/02 11:54
Top Channel/ SHBA e “nxorri” nga bisedimet, Europa forcon diplomacinë e saj me Rusinë?!
20/02 11:50
DIGITALB DIGITALB