Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur apo nën efektin e drogës, ose kanabisit ka qenë një nga faktorët që ka cuar në shkaktimin e dhjetra aksidenteve me pasoja të rënda. 97 persona u vendosën në pranga nga policia pasi u konstatuan në gjendje të dehur në timon, ndërsa 76 të tjerë u kapën pa leje drejtimi. Në shkallë vendi, policia e shtetit vendosi 3 mijë e 600 masa administraoi për shpejtësi tej normave të lejuara, që kanë masë plotësuese pezullimin e lejes së drejtimit dhe zbritjen e pikëve nga leja e drejtimit.