Top News – Të dëbuarit e Trumpit në Shqipëri / I kërkon Ballkanit të pranojë emigrantët e deportuar
05/06/2025 14:17

Administrata e Presidentit amerikan Donald Trump po shtyn Serbinë dhe vendet e tjera të Ballkanit që të pranojnë migrantë të deportuar nga Shtetet e bashkuara, sipas burimeve të njohura me çështjen. Kërkesat drejtuar vendeve në rajon janë në vazhdim të një strategjie më të gjerë për të gjetur qeveri të huaja të gatshme të pranojnë migrantë të dëbuar nga SHBA-të, përfshirë ata që fillimisht hynë nën mbrojtje gjatë epokës së Bidenit, sipas burimece, të cilët kërkuan anonimitet sepse bisedimet ishin private. Lajmi është publikuar nga Bloomberg të enjten ndërkohë që Shtëpia e Bardhë, Departamenti amerikan i Shtetit dhe Ministria e Jashtme e Serbisë nuk i janë përgjigjur kërkesave të agjencisë së lajmeve Reuters për koment. Muajin e kaluar, Gjykata Supreme e SHBA-së lejoi administratën e Trumpit të revokojë statusin e përkohshëm ligjor të qindra mijëra emigrantëve nga Venezuela, Kuba, Haiti dhe Nikaragua, që jetojnë në Shtetet e Bashkuara, duke forcuar përpjekjen e presidentit republikan për të përshpejtuar deportimet. Administrata Trump ka kërkuar destinacione të mundshme për emigrantët që mund të deportohen si rezultat i vendimit, thotë raporti i Bloomberg. Raporti, nuk përmend nominalisht shqipërinë, por thekson se bisedimet po vazhdojnë me vendet e tjera të ballkanit, përvec serbisë. Aktualisht, Shqipëria ka një marrëveshje me Italinë, për pritjen e emigrantëve të paligjshëm që synojnë vendin fqinj. Kryeministri britanik, Keir Starmer, nuk mundi të siguronte të njëjtën marrëveshje me kryeministrin Rama, kur ai vizitoi shqipërinë gjatë muajit maj ndërsa interes për skemën kanë shprehur edhe vende të tjera, përfshirë gjermaninë. Ndërkohë, kjo është hera e parë që raportohet për një interes të uashingtonit për të sjellë të dëbuarit në ballkan.

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58