Italia ka nisur të zbatojë dekretin e miratuar në fund të muajit mars, që shndërron kampin e Gjadrit nga një qendër përpunimi të kërkesave për azil në një qendër dëbimi të emigrantëve të paligjshëm. Mediat italiane shkruajnë se në Shëngjin pritet të mbërrijnë pasditen e së enjtes dy anije me 40 emigrantët e parë që kanë urdhër dëbimi nga Italia. Emigrantët e dëbuar do të akomodohen përkohësisht në qendrën e pritjes në Gjadër deri në procesimin e plotë të procedurave të riatdhesimit të tyre.