Pas fotografisë me 81-vjeçaren Panagiota Noumidi duke lënë shtëpinë e saj në Evia pranë zjarrit që preku ishullin për ditën e 9-të edhe fotografia me Valentinën e vogël u bë virale. Fotografia e George Moutafis tregon vajzën e vogël në një makinë duke parë nga dritarja zjarrin që kërcënon shtëpinë, fshatin dhe tërë jetën e saj. Imazhi i saj, së bashku me imazhin e znj. Panagiota, u bë një simbol i dhimbjes dhe dëshpërimit të shkaktuar nga zjarri në mesin e viktimave.