10 ditë më parë një ngarje e rëndë u shënua brenda burgut të sigurisë së Lartë të Peqinit, ku Sokol Mjacaj i dënuar me burgim të përjetshëm vrau Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan. Ngjarja tronditi opinionin publik, jo vetëm për shkakun se një person u vra dhe një tjetër u plagos, por edhe për faktin që siguria brenda burgjeve lë shumë për të dëshiruar. Këtë të hënë, një i dënuar foli për emisionin Breaking me Fiora Dardha, ku përmes celularit, bëri me dije se disa të dënuar prej 4 ditësh kanë hyrë në grevë, duke refuzuar ushqimin.