Shqiptarët e arsimuar janë të parët në Europë që duan të emigrojnë, thotë Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në raportin e tranzicionit 2025-2026, që u prezantua të hënën në mjediset e Bankës së Shqipërisë. Sipas raporti, një në katër shqiptarë të arsimuar përgjatë viteve 2000-2003 janë larguar kryesisht drejt vendeve të Bashkimit Europian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë, ndërsa prirja e emigrimit të të arsimuarve nuk është ulur ende. Në të njëjtin raport theksohet se mbi 40 për qind e të arsimuarve vazhdojnë të konsiderojnë emigrimin si zgjidhje për t’u zhvilluar si profesionalisht, ashtu edhe financiarisht. Raporti thotë se ky boshllëk i madh demografik po përkthehet në një frenim të ndjeshëm ekonomik për Shqipërinë.