Policia ka shtuar kontrollet në të të gjithë qarkun e Lezhës për parandalimin e ngjarjeve kriminale në ditët festive dhe kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri. Pikërisht bazuar në këtë plan masash, është finalizuar operacioni policor i koduar "Mesnata", gjatë të cilit është vënë në pranga një person dhe pasagjeri i mjetit.