Të akuzuarit për spiunazh në shërbim të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë, Bedri Shabani e Muharrem Qerimi kanë dalë këtë të enjte (13.11.2025) para gjykatës Themelore në Prishtinë. Seanca është ndërprerë nga kryetari i trupit gjykues Rrahman Beqiri, pasi i akuzuari Bedri Shabani ka raportuar probleme shëndetësore.