Shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare, ka vdekur sot (e hënë) në moshën 88-vjeçare. Ai ishte një nga shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë, i cili shquhej kryesisht për prozë. Autori, i cili numëron çmime të shumta në karrierë, ka lënë pas vetes një krijimtari të madhe artistike. Për vdekjen e tij një reagim e ka bërë edhe artistja nga Prizreni, Doruntina Shala apo siç njihet me emrin artistik, Tayna.